E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI/ Pse u qëllua polici në Shkozë, lidhja e atentatit me personin që shoqërohej

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e një efektivi policie gjatë orëve të natës në zonën e Shkozës në Tiranë.

Burime mediatike bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur efektivi i Policisë, Anxhelo Kumaraku, i cili shërben si agjent pranë Komisariatit nr. 4 në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:10 të datës 18 maj 2026.

Sipas informacioneve paraprake, polici është qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se në momentin e atentatit, efektivi ka qenë pranë banesës së tij, i shoqëruar nga një komshi, i cili rezulton të jetë me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.

Hetimet paraprake dyshojnë se objektiv i sulmit ka qenë pikërisht personi që shoqëronte efektivin, ndërsa pista kryesore lidhet me konflikte të mundshme për pazare droge.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë arsyeja pse polici ndodhej në shoqërinë e një personi që ishte nën masë sigurie dhe që dyshohet se kishte thyer vendimin e gjykatës duke dalë nga banesa.

Policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›