E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI/ Shpërndante kokainë e kanabis, arrestohet 32-vjeçari në Lezhë

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë Ermando Lekaj.

Policia ka sekuestruar edhe doza kokaine dhe kanabisi, që u gjetën gjatë kontrollit fizik ndaj 32-vjeçarit, kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›