E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Tentoi të transportonte 350 kg kanabis me kamion drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari

Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim, Niko Selën, pronari i kamionit ku u gjetën 350 kanabis.

Sipas njoftimit të bluve Sela në bashkëpunim me shoferin e kamionit, Emanuel Qamo (të arrestuar më 27 shkurt) kishin si synim ta dërgonin lëndën narkotike drejt Greqisë.

Lënda narkotike e ndarë në 166 pako me nga 2.1 kilogramë kanabis, u zbulua nga punonjësit e Doganës së Kakavijës gjatë kontrollit të mjetit.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijm të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, shpallën në kërkim shtetasin N. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, pronari i kamionit ku u gjetën rreth 350 kilogramë Cannabis Sativa, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. Q., drejtuesi i kamionit, i cili u arrestua më datë 27.02.2026, për të trafikuar në Greqi, lëndën narkotike që u gjet e fshehur në kamion. Punohet për kapjen e shtetasit N. S.”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›