E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ U kap në “shtëpi bari”, dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar, çfarë deklaroi në gjykatë

Një 28-vjeçar shqiptar është kapur në një “shtëpi bari”, duke rritur 195 bimë kanabis me një vlerë të mundshme në treg prej 204,750 £.

I arrestuari është identifikuar si Redon Selamaj. 28 vjeç, u arrestua pasi policia shkoi për kontroll në pronën në Neëport’s Summerhill Avenue.

Sipas medieve të huaja, 28-vjeçari në gjykatë tha se ishte në kërcënim nga persona të tjerë nga vendi ynë.

  “Ata më kanë kërcënuar se do të më vrasin babanë tim. Më thanë se kishte kamera që shikonin pronën në çdo kohë”, u raportua në gjykatë nga 28-vjeçari.

Selamaj u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B, duke u dënua me 30 muaj burgim, duke përfituar ulje me 10 muaj, pais pranoi akuzën. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›