E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Angli

Një 22-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Lorik Abazi është vrarë me thikë në jug të Londrës.

Ai u gjet i palgosur në një park rreth orës 01:15 të dielën dhe vdiq në spital.

Sipas BBC, dy gra, të dyja 25 vjeç dhe një burrë, 28 vjeç u arrestuan si të dyshuar për vrasje të dielën pasdite. Njëra prej grave është liruar me kusht.

Në një deklaratë, familja tha: “Ne, prindërit e tij, vëllai, e dashura, gjyshërit dhe familja e miqtë e tij e deshëm shumë. Një dritë është shuar në jetën tonë dhe jemi të shkatërruar, pa fjalë nga humbja e tij.”

“Ju lutemi të respektoni privatësinë në këtë kohë,” shtuan ata.

Kryeinspektori Nick Blackburn tha: “Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e Lorikut, të cilët kanë pësuar një humbje të paimagjinueshme.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›