E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Zhvaste paratë e qytetarëve me identitet të rremë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa qytetarë, duke përdorur identitet të rremë, me qëllim përfitimin e shumave parash.

Erjon Hoxha, banues në Paskuqan, u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në momentin që shkoi për të marrë një shumë tjetër parash nga një 26-vjeçare, të cilën e kishte mashtruar edhe më parë.

Operacioni policor i koduar “Strategjia” u finalizua pas kallëzimit të shtetases, e cila kishte dhënë disa herë shuma parash ndaj mashtruesit. Policia ka nisur hetimet menjëherë për identifikimin, kapjen dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të autorit.

Ndaj 21-vjeçarit po vijojnë hetimet për të zbardhur raste të tjera të mundshme mashtrimi. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›