E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI+FOTO/ Shiste kanabis të kamufluar me ‘ëmbëlsira’ pranë shkollave në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari! I gjenden drogë xhelatinoze, peshore dhe…

Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi u kap me rreth 1.5 kilogramë kanabis, që dyshohet se do ta shiste pranë shkollave.

Policia vendore njoftoi sot (3 tetor) se Erdis Zeneli, banues në Shkodër, u kap në flagrancë në automjetin e tij, ku gjatë kontrollit iu gjet një sasi kanabisi.

Gjatë kontrollit në banesë, efektivët gjetën një tjetër sasi lënde narkotike, të ndarë në doza dhe të gatshme për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1.5 kg Cannabis Sativa, një pjesë në formë xhelatinoze, automjeti, një celular, peshore elektronike dhe pajisje për paketim me vakum.

Sipas hetimeve, 28-vjeçari dyshohet se siguronte lëndën narkotike për ta shitur, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit “Reaction”, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›