E Diel, 1 Nëntor 2026

ESTONI – Agjencitë qeveritare bllokojnë email-et ruse për arsye sigurie

RIGA, 1 shtator /ATSH-DPA/ – Agjencitë qeveritare estoneze nuk do të pranojnë më email-e direkt nga serverat rusë ose nga adresat e email-it që mbarojnë me zgjatimin rus të internetit .ru, njoftoi në Talin ministrja e Digjitalizimit dhe Drejtësisë Liisa-Ly Pakosta.

Masat janë pjesë e kërkesave të reja për sigurinë e informacionit në vendin baltik të BE-së dhe NATO-s, i cili kufizohet me Rusinë.

“Që nga viti 2022, sulmet kibernetike kundër Estonisë janë rritur në mënyrë eksponenciale. Është e qartë se një numër shumë i madh i këtyre sulmeve janë të lidhura me Rusinë”, tha Pakosta për transmetuesin publik estonez ERR.

“Ne duhet të përmirësojmë sigurinë tonë kibernetike dhe kjo është vetëm një masë e vogël brenda punës së gjerë që po kryejmë për të forcuar sigurinë kibernetike,” shtoi ajo.

Estonia e sheh veten si një pioniere dhe lidere evropiane në digjitalizim dhe qeverisje elektronike.

Të 1,3 milionë qytetarët e vendit baltik mund të përballojnë praktikisht të gjitha ndërveprimet me autoritetet qeveritare në internet./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›