EULEX Nuk ka kthim prapa per veriun

EULEX-i deklaron se në veri të Kosovës nuk do të ketë kthim të gjendjes para 25 korrikut dhe se pas 16 shtatorit do të vihet kontrolli doganor.
Sipas planit të EULEX-it dhe pushtetit në Kosovë, dogana do të vendoset vetëm në Bërnjak, përderisa Jarinje do të jetë e hapur vetëm për transportin publik, meqë pas shkaterrimit gjate incidenteve, nuk ka kushte teknike për kontroll të mallrave. Përmes Bërnjakut do të mund të kalojë malli i akcizës. Kontrolli do të jetë i plotë, që do të thotë jo vetëm sasia dhe kualiteti por edhe dokumentacioni përcjellës dhe kushtet sanitare, inspektimi veterinar, dhe të gjitha hetime tjera doganore.
Më parë DoganatKosovë, doganat, arrihet marrëveshjeSerbët bllokojnë makinat në pikën 31 Kosovë, kufiri me Serbinë edhe kryeministri Thaci paralajmëroi gjithashtu se në pikat kufitare 1 dhe 31 do të vendosen agjentë dhe drejtues kosovarë.
Vulat, më 16 shtator implementimi i paktit
Qeveria e Kosovës ka vendosur që më 16 shtator të nisë implementimi i marrëveshjes me Serbinë për vulat doganore.
Kryeministri Hashim Thaci, gjatë mbledhjes së kabinetit të tij deklaroi se, me këtë marrëveshje Serbia de jure ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Nga 16 shtatori do të fillojë të zbatohet marrëveshja dhe të gjithë do t’i nënshtrohen rregullave të reja që do të aplikohen”, ka deklaruar Thaci.
Marrëveshja për vulat doganore mes Serbisë dhe Kosovës u arrit në raundin e bisedimeve të dy shtatorit, nën ndërmjetësimin e BE-së.
Për t’u siguruar për arritjen e një marrëveshjeje, i dërguari i Catherine Ashton, Robert Cooper zhvilloi para kësaj date vizita në Beograd dhe Prishtinë.
Bogdanovic: Ditë të vështira për serbët në veri
I ashtuquajturi ministri për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanovic bëri thirrje që serbët e veriut të tregojnë unitet, sepse sipas tij, ditë të vështira po vijnë dhe ata duhet të përballen me prova të mëdha.
Bogdanovic, bën të ditur Kosovapress, ka deklaruar se Prishtina po kërcënon seriozisht me dërgimin e doganierëve në pikat kufitare dhe marrjen e këtyre pikave nën kontroll të saj.
“Është i papranueshëm fakti se në këto momente ka njerëz të cilët mendojnë ‘sa më keq, aq më mirë’ dhe se po tentojnë të keqpërdorin pozitën e vështirë të serbëve në Kosovë”, ka thënë Bogdanovic.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova 11 Shtatori, Kosova mesazhe SHBA-së
Me rastin e 10 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, liderë të institucioneve të Kosovës kanë adresuar mesazhe në mbështetje të popullit amerikan. Kërcënohet gazetari serb
Jo rrallë herë gazetari Bojan Bozhoviç ishte objektiv i sulmeve në shtëpi madje edhe në vendin e tij të punës në Zubin Potok. Serbia: Jo dhunë në veri
Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO të parandalojë dhunën në Kosovë. KEK në krizë, nuk ka energji
Në mungesë të fondeve për blerjen eenergjisë elektrike nga importi, Korporata Energjetike e Kosovës paralajmëron shkëputjen e veriut nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike. Mitrovicë, zhbllokohet qarkullimi
Protesuesit serbe janë shpërndarë të qetë dhe kanë zhbllokuar qarkullimin në Zubin Potok. Raportohet se, tashmë është liruar qarkullimi i kamionëve dhe makinave të cilat ishin nisur nga Bërnjaku në vend kalimin kufitar 31 në veri të bllokuara nga bashkësia e ekonomistëve.
Lajmet kryesore
Frattini e Lambrinidis: Angazhime për reforma
Takime në Tiranë, shoqërohen nga ambasadori Sequi
AK: Kundër bisedimeve të fshehta Tiranë-Athinë
Nis vit i ri shkollor, krerët e vendit urojnë nxënësit
Bashkia e Tiranës, siguri në shkolla