E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX Nuk nderhyjme gjate procesit zgjedhor

Misioni i Bashkimit Evropian per Sundim te Ligjit nuk do te nderhyje gjate procesit elektoral ne Kosove thone burime nga ky mision per nje te perditshme ne Prishtine.

Sipas gazetes Zeri fjala eshte per disa personalitete politike te larta ne disa parti qe jane ne gare per zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe ndaj te cilave po zhvillohen hetime nga ana e EULEX-it.Misioni nuk pritet te ndermarre veprime si arrestime ngritje aktakuzash apo forma te tjera ndaj ketyre zyrtareve gjate diteve te fushates dhe se per nje paqe te tille thuhet se ka nje marreveshje xhentelmene edhe me kreret e institucioneve te vendit.

Te njejtat burime thone se paqja e lidhur gjate fushates nuk nenkupton amnisti dhe falje per keta persona por nje shtyrje e masave qe mund te ndermerreshinn keto dite ndaj tyre. Kjo per shkak te reflektimeve qe sjell si ne raportet Kosove- EULEX nje zhvillim i tille ashtu edhe efektit qe mund te krijoje para opinionit. Sipas gazetes Zeri e cila citon burime brenda EULEX-it faza goditese per disa nga politikanet kosovare qe jane nen hetime do te jete pas zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›