EULEX-i “korr" rezultatet më 2011

Rezultatet e luftës të EULEX-it kundër korrupsionit do të mund shihen vitin e ardhshëm, ka deklaruar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes van Vreeswijk.
“Viti 2011 është viti i korrjes së asaj që kemi mbjellë”, u shpreh Wreeswijk, në një konferencë për gazetarë, në Qendrën Mediale në Çagllavicë.
Për t’ia arritur këtij qëllimi, ai ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Kosovës. “Jam i lodhur nga fjalët ballkanike se nuk mund të dilet nga kjo gjendje. Pse jo?”, pyeti Van Vreeswijk, duke dhënë vetë përgjigje. Ai si shembull të mirë mori Slloveninë. “Ju mund të ndihmoni sepse kjo është ndërmarrje e përbashkët”, iu bëri ai thirrje kosovarëve. “Vetëm së bashku mund të arrijmë suksese. Nuk duhet të rrini anash nëse vëreni njerëz që merren me korrupsion”, porositi Van Vreeswijk.
Ai theksoi e projekti që po finalizohet sot, do të japë frytet e tij në mars të vitit tjetër. Van Vreeswijk shpalosi se para vetes ka një listë të gjatë të emrave të atyre që dyshohen si të përfshirë në korrupsion.
Por kryeprokurori holandez tërhoqi vërejtjen se në këtë listë të gjatë, nuk ka vetëm emra nga Qeveria, por edhe nga pushteti lokal dhe organizata të ndryshme private.
Këto komente, kreu i akuzës në misionin EULEX-it, i bëri në Çagllavicë, në debatin e tretë për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, ku kësaj radhe temë ishte sundimi i ligjit.
Aty morën pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, Ismet Kabashi, Kryeprokurori i Shtetit dhe Alessio Zuccarini, shef i Zyrës Programore në EULEX.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në Gazetën Express