E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX kërkon edhe dy muaj paraburgim për Grupin e ‘Drenicës’

PRISHTINË- Prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kërkoi sot vazhdimin e paraburgimit për ish-komandantin e përgjithshëm të Shtabit të UÇK-së Sylejman Selimi dhe gjashtë bashkëluftëtarët e tij. 

Prokurori i EULEX  ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj me arsyetimin se ka rrezik ikjeje së tyre si dhe ndikim të tyre në prova dhe në dëshmitarë, transmeton Koha.net.

Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, e cilësoi kërkesën e prokurorit krejtësisht të paarsyeshëm dhe juridikisht të paqëndrueshëm.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›