E Diel, 1 Nëntor 2026

EURO 2012 Milan Baros le kombetaren ceke

Milan Baros nuk do të luajë më për Republikën Ceke. Për sulmuesin 30-vjeçar ndeshja çerekfinale e humbur ndaj Portugalisë ishte e fundit në karrierën ndërkombëtare.

Ish-futbollisti i Liverpool dhe Aston Villa në Angli mori një duartrokitje të fortë në dhomat e zhveshjes nga shokët e ekipit kur i dha lajmin.

Baros, i cili aktualisht luan me Gallatasarajin në Turqi, ka zhvilluar 93 ndeshje me kombëtaren duke shënuar 41 gola.

Në EURO 2004 është shpallur golashënuesi më i mirë i turneut me 5 gola.

Euro2012
EURO 2012, Helder Postiga humbet gjysmëfinalet
EURO 2012, Gjermania me rezerva në sulm
Anglia dhe frika nga penalltitë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›