E Diel, 1 Nëntor 2026

EURO 2012 Spanje-Itali ndahen ne barazim

Kampionët e Botës njëkohësisht dhe të Europës, Spanja ka barazuar në takimin e parë të grupit ndaj Italisë me rezulatin 1-1.

Fillimisht ishte kombëtarja “axurre” që shënoi e para me anë të zëvendësuesit Di Natale, në minutën e 60-të dhe vetëm tre minuta më pas barazon Spanja me anë të Fabregas.

Ekipi Kampion Bote pati dhe disa raste të tjera në dispozicion, por sulmuesi Torres i hyrë në pjesën e dytë të takimit nuk arriti t’i shrfytëzojë siç duhet.

Kështu dy ekipet që janë edhe favoritet për të kaluar në turin tjetër ndajnë nga Euro2012Anglia, Hodgson: Të bashkuar ndaj FrancësFranca, Blanc: Nuk jemi favoritëMou kritikon Spanjën: Nuk luhet pa sulmues një pikë mes njëra-tjetrës.

Në takimin tjetër të grupit C, Kroaci-Irlandë, përfaqësuesja ballkanase fitoi bindshëm 3-1. Dy gola të Mandzukic dhe një i Jelavic bënë që kroatët të marrin tre pikë shumë të rëndësishme.

Golin e vetëm për irlandezët e Giovanni Trapattoni e shënoi St. Ledger.
 
Euro2012
Anglia, Hodgson: Të bashkuar ndaj Francës
Franca, Blanc: Nuk jemi favoritë
Mou kritikon Spanjën: Nuk luhet pa sulmues

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›