EURO 2024, Shqipëria mposhtet 0-1 nga Spanja, eliminohet nga Evropiani

DYSELDORF, 24 qershor /ATSH-Gjergji Mima/ Kombëtarja shqiptare u mposht 0-1 nga Spanja, duke shuar shanset për kualifikim në fazën e 1/16-ave në EURO 2024.
Spanja kaloi në avantazh në minutën e 13-të përballë Shqipërisë me anë të sulmuesit Ferran Torres.
Torres shfrytëzoi një hapësirë në mbrojtjen shqiptare, duke depërtuar nga e djathta dhe mposhtur Strakoshën.
Iberikët patën edhe raste të tjera për shënim por Joselu dhe Olmo u treguan të pasaktë.
Shqipëria ishte afër golit të barazimit në minutën e 43-të kur Asllani goditi nga jashtë zonës, por portieri Raya bllokoi topin mjeshtërisht.
Në pjesën e dytë hyrjet e Brojës dhe Arbër Hoxhës i dhanë gjallëri sulmit kuq e zi, por pa mundur të kalonin portierin spanjoll.
Formacionet zyrtare
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.
Spanja: David Raya; Navas, Laporte, Vivian, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Ferran, Joselu, Oyarzabal.