EURO2024 – Anglia në gjysmëfinale, pas fitores me penallti ndaj Zvicrës

DYSELDORF, 6 korrik /ATSH-AFP-DPA/ – Anglia u kualifikua sonte në Dyseldorf, në gjysmëfinalet e Euro2024, duke eliminuar Zvicrën me penallti 5-3, pas barazimit në 1-1.
Penalltinë për zviceranët e humbi mbrojtësi Manuel Akanji.
Breel Embolo hapi rezultatin e ndeshjes për Zvicrën në minutën e 75-të, para se Bukayo Saka të barazonte pesë minuta më vonë.
Zviceranët patën shanse më të mira në kohën shtesë.
Në ndeshje ishte i pranishëm edhe princi William.
Anglia do të takohet në gjysmëfinale me Holandën ose Turqinë, të cilat përballen sonte në Berlin (21:00H)./ a.jor.