EURO2024 – Fitorja e Belgjikës kundër Rumanisë lë gjithçka në pikëpyetje në grupin E

KËLN, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Belgjika u rikuperua shpejt nga disfata tronditëse kundër Sllovakisë, me një fitore 2-0 ndaj Rumanisë në Euro2024 për të lënë të hapur Grupin E me të katër skuadrat të barabarta me nga tri pikë.
Youri Tielemans shënoi 73 sekonda pas fillimit të ndeshjes dhe kapiteni Kevin de Bruyne të dytin në të 80-ën minutë.
Romelu Lukaku krijoi të parin rast, përpara se t’i anulohej një gol për herë të tretë në dy ndeshje.
Por, Rumania, e cila kishte fituar 3-0 kundër Ukrainës, gjithashtu iu afrua golit, me Dennis Man, të mohuar dy herë nga Casteels.
Golat e Belgjikës do të thotë se të 24 skuadrat kanë shënuar tashmë pas 24 ndeshjesh në turne dhe se grupi i tyre do të ketë finalen më emocionuese të mërkurën.
Ka gjithçka për t’u parë, kur Belgjika të luajë kundër Ukrainës dhe Rumania kundër Sllovakisë.
Ukraina mundi dje Sllovakinë 2-1./ a.jor.