E Enjte, 5 Nëntor 2026

EURO2024 – Gjeorgjia, hirushja e kampionatit, kualifikohet pas fitores me Portugalinë

GELSENKIRSHEN, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Gjeorgjia mposhti në mënyrë të pabesueshme  Portugalinë, me rezultatin  2-0 dhe u kualifikua sonte në 1/8 e finaleve të Euro2024.

Kjo fitore e bën atë të konsiderohet edhe hirushja e këtij kampionati.

Golin e parë gjeorgjianët e shënuan me anë të lojtarit të tyre më të mirë, Kvarashkelia, pas një kundërsulmi që në minutën e dytë të ndeshjes.

Më pas, ajo thelloi avantazhin me golin e Mikautadzes, në minutën e 57-të, pasi realizoi me sukses një penallti.

Gjeorgjia po luan Euron e parë në historinë e saj.

Në raundin e ardhshëm, Gjeorgjia do të përballet me Spanjën dhe Portugalia do të luajë kundër Sllovenisë.

Po për këtë grup, Turqia fitoi 2-1 kundër Çekisë/ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›