E Enjte, 5 Nëntor 2026

EURO2024 – Turqia trondit Austrinë 2-1 dhe shkon në çerekfinale

LAJPCIG, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Merih Demiral hyri në histori të Kampionatit Evropian si pjesë e një dygolëshi, pasi Turqia tronditi Austrinë 2-1 për të mbërritur në çerekfinale për herë të parë që nga viti 2008.

Demiral hapi rezultatin pas 57 sekondash për golin më të shpejtë ndonjëherë në një ndeshje eliminuese në Euro dhe tundi rrjetën sërish në të 59-ën minutë, të dyja goditje nga këndi nga ylli Ardar Guler.

Gregoritsch shënoi në të 65-ën, por Austria nuk arriti të barazojë, pavarësisht presionit të vazhdueshëm në Lajpcig, pasi ecuria e tyre e fortë mori një fund të papritur, me portierin turk Mert Gunok që bëri një pritje sensacionale në fund kundër Christoph Baumgartner.

Austria kishte impresionuar në fazën e grupeve me fitoret ndaj Polonisë dhe Holandës dhe kishte mposhtur Turqinë 6-1 në një miqësore të marsit, por e gjithë kjo ishte e kotë në një natë me shi, ku trajneri Ralf Rangnick dhe disa nga lojtarët e tij kanë një histori në klubin lokal ”RB Leipzig”.

Turqia kaloi në çerekfinale kundër Holandës, të shtunën në Berlin.

Ndërkohë, Donyell Malen shënoi një dygolësh, teksa Holanda mposhti Rumaninë 3-0 të martën për të arritur në çerekfinalen e Euro2024, pasi humbën një mori rastesh më herët në ndeshje.

Anësori i Liverpoolit, Cody Gakpo pati një paraqitje të shkëlqyer dhe shënoi golin e parë në minutën e 20-të.

Ajo që pasoi ishte një festival i mundësive të humbura, që përfshinte kapitenin Virgil van Dijk që goditi shtyllën dhe një gol jashtë loje nga Gakpo, përpara se zëvendësuesi Malen të siguronte suksesin në minutën e 83-të dhe në minutën e tretë të kohës shtesë.

Rumania nuk arriti të krijonte ndonjë kërcënim real, kur një gol mund të mjaftonte për të mbajtur gjallë ëndrrën e tyre./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›