E Enjte, 5 Nëntor 2026

EURO2024, Rumania mund 3-0 Ukrainën

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Rumania ka arritur një fitore të merituar përballë Ukrainës në Mynih, me rezultatin 3-0.

Sfida nisi mjaft fuqishëm nga të dyja kampet, teksa goli i parë u shënua në minutën e 29 nga Stanciu, i cili realizoi në një mënyrë fantastike.

Në pjesën e dytë, ishin sërish rumunët të cilët në harkun e 4 minutave shënuan dhe dy herë të tjera me Marin dhe Man, duke i prerë shpresat ukrainasve.

Kështu Rumania shkon në kuotën e tre pikëve në Grupin E, në të njëjtin grup ku bëjnë pjesë dhe Belgjika me Sllovakinë.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›