E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgar Cani: E enderroja kete dite

Edgar Cani, me ne fund, ka debutuar ne barazimin pa gola qe Palermo arriti ne fushen e vet me Atalanten. Sulmuesi shtatlarte shqiptar hyri ne loje ne minuten e 73-te ne vend te sulmuesit Kavani. Nuk pati ndonje rast per t'u shenuar gjate minutave qe ai u aktivizua, pasi te dyja skuadrat i kishin sulmet e tyre me pikatore, duke u kenaqur me nje barazim qe ishte i leverdishem per to. Ndonese luajti si zevendesues, kjo ndeshje ishte nje moment i vecante dhe i paharrueshem per Edgarin. "Jam i emocionuar dhe po aq i gezuar qe nje enderr e femijerise m'u be realitet. Qe kur isha femije dhe fillova te luaj futboll ne ekipet zinxhir te Italise, gjithnje mendoja per kete dite. Eshte nje dite e shenuar dhe e paharruar per mua", u shpreh, per albaniasocer.com, pas perfundimit te takimit futbollisti shqiptar Edgar Cani, per te cilin ndeshja me Atalanten shenon debutimin e tij ne Serie A. "Kur trajneri Stefano Kolantuono me beri shenje te behesha gati, energjite m'u shtuan akoma me teper. Me ne fund puna sistematike stervitore filloi te jape hapat e para efektive", vazhdoi Cani, i cili nuk hezitoi te fliste edhe per shokun e tij, kosovarin Saimir Ujkani, portierin e Palermos, i cili u demtua ne stervitje gjate mesjaves. "Isha edhe une aty. E pashe momentin e demtimit dhe u shtanga. Eshte e habitshme se si ne moment gjerat mund te ndryshojne. Ne nje sekonde je mire, sekonden tjeter e shikon veten te demtuar. Kjo tregon sa angazhim ka stervitja dhe sa kujdes u kushtohet seancave stervitore, ku cdo anetar i skuadres jep maksimumin. Rendesi ka qe nuk ishte demtim shume i rende, sepse mund te ndodhte edhe me keq", shpjegoi 19-vjecari. Lojtari shtatlarte, i cili eshte i treti sulmues shqiptar qe militon ne Serie A kete sezon, ndjen kenaqesi qe emri i tij eshte bashkerenditur sot me emrat e Tares dhe Bogdanit, qe kane vite qe luajne ne futbollin e ligave te larta te Italise. "Me behet shume qejfi. I ndjek rregullisht lojerat e bashkelojtareve nga vendlindja. Javen e ardhshme luajme ne Rome kunder Lacios dhe aty ndoshta do te kem mundesi te takohem edhe me Iglin", theksoi sulmuesi i trete shqiptar i Serie A kete edicion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›