E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgari midis debatit te Arjoles dhe Francceskes

Konkurentet diskutojne ne dhomen e ndenjes dhe aty lind nje tjeter debat midis Franceskes dhe Arjoles. Te dyja vajzat vazhdojne debatit per ceshtjen e puthjes. Franceska i thote Arjoles se ajo ka shpifur per te duke thene me bindje se ka pare dicka qe nuk ka ndodhur. Nga ana tjeter Arjola i thote Franceskes se ajo vetem me nje provokim te saj e nxori veten dhe e ofendoi duke treguar keshtu se cfare mendonte per Arjolen.

Teksa dy vajzat debatojne fillojne te ngrejne zerin njera me shume se tjetra. Konkurentet e tjere nderpresin diskutimet e tyre dhe degjojne dy vajzat. Atehere ne debatin e tyre nderhyn Edgari. Ai u kerkon atyre qe te largohen nga dhoma e ndenjes se me kete debat ato po imponojne edhe konkurentet e tjere. Debati juaj eshte personal a ka mundesi qe te dilni jashte dhe ta vazhdoni aty se ne po flasim per tjeter gje u thote Edi dhe vajzat tashme i kundervihen atij.

Arjola i thote Edgarit se ai nuk ka te drejte qe tu kerkoje atyre qe te largohen sepse te gjithe debatojne sipas nje momenti te caktuar dhe jo duke e planifikuar. Edhe Franceska i kundervihet Edgarit duke i thene se ne kete rast ai po shprehet gabim sepse as ai vete nuk u ka marre leje konkurenteve te tjere kur ka debatuar. Edgari i gjendur midis dy vajzave perpiqet qe ti sqaroje ato se ai u kerkoi qe ta nderpresin diskutimin sepse tema e tyre e debatit eshte diskutuar gjate gjithe dites.

Edhe pse te dyja vajzat iu kundervune me force Edgarit ai ia arriti qellimit qe te nderpriste debatin e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›