“Edhe 100 Komandant”, Edi Rama uron Hashim Thaçin për ditëlindje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka uruar ditëlindjen ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot feston 57 vjetorin e lindjes.
Përmes një postimi në Facebook Rama shkruan: Edhe 100 komandant”, ndërsa e shoqëron urimin me një foto të Hashim Thaçit i veshur me uniformën e ushtrisë së Kosovës.
Kujtojmë që Hashim Thaçi ndodhet prej vitit 2020 i paraburgosur në Hagë.