E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Aleksandër Gjoka “I Kuq”, Partizani prezanton tifozin VIP

15 herë Kampionët e vendit, fituesit e po 15 Kupave të Shqipërisë, e 2 Super Kupave dhe 1 Kupe Ballkanike, pra me pak fjalë Skuadra e Futboll Klub Partizanit, kanë prezantuar së fundmi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social facebook edhe njërin prej tifozave VIP që ka skuadra.

Siç e vini re edhe vetë nga fotoja që shoqëron shkrimin, bëhet fjalë për Këngëtarin e mirënjohur dhe mjaft të pëlqyer Aleksandër Gjoka.

Publikimi i fotos së “Sandrit”(siç e thërrasin edhe miqtë) apo edhe “Njeriu i ditë dimri”(duke ju referuar njërit prej super hiteve që Gjoka ka krijuar), është shoq%ruar edhe nga një dixhiturë që vetë Sandri e ka thënë.

‘Dashuria për Partizanin lind nga zemra prandaj ajo nuk shuhet kurrë’ ka shkruar Alexandër Gjoka në foton që të gjithë shihni.

Ndërkohë që reagimi i tifozave të “Demave të Kuq” ka qënë i menjëhershëm,në rrjet, ku fotoja vetëm një orë pas postimit ka marrë rreth 1036 like(pëlqime), dhe po të shumtë kanë qënë edhe tifozat të cilat e kanë komentuar pozitivisht në prezantimin e “Super Tifozit” nga ana e klubit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›