E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Besiktas eliminohet nga Europa League

Edhe Besiktas pas ekipit tjetër turk, Fenerbahce është përjashtuar nga Gjykata e Arbitrazhit e UEFA-s nga Europa League pasi që faktet kanë treguar se të dy këto ekipe kanë trukuar ndeshje.

Besiktas është përjashtuar nga Europa Ligë pas 24 orëve të kualifikimit të tyre në fazën e grupeve, pasi që Gjykata e Arbitrazhit (CAS) mori vendim që të largojë ekipin turk nga turneu.Trupi qeverisës evropian ka larguar skuadrën turke nga garat evropiane sepse ata kanë qenë të përfshirë në skandale të kurdisjes së ndeshjes.

Turqët e kanë kontestuar vendimin javë me parë kështu që UEFA lejoi ekipin e Slaven Bilic që të luaj në play-off ku ata e mundën me rezultat 3-2 ekipin e Tromso të Norvegjisë të enjten, deri sa të merrej vendimi.

Por, tani pas vendimit të gjykatës dhe rregullave të UEFA-s do të thotë që skuadra norvegjeze do të vazhdoj më tutje në fazën e grupeve/indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›