E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Gjilani preket nga breshri

Një pjesë e komunës së Gjilanit, të martën, gjatë orëve të pasdites është përshirë nga breshri dhe shiu që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore. Sipas drejtorit të Bujqësisë, Nazmi Rapuca, i cili ka formuar një komision për vlerësimin e dëmeve në terren, dëmet janë mjaft të mëdha për bujqësinë gjilanase.

Rapuca tha se dëmet më të mëdha janë në fshatin Pogragjë, Stublinë, Capar, Bukovik, Dobërçan, një pjesë të Petrocit dhe fshatra të tjera, ku pemët janë dëmtuar rreth 80 për qind, misri dhe gruri janë dëmtuar 20-30 për qind, kurse perimet janë dëmtuar rreth 100 për qind.

Po ashtu, fshatrat të cilat janë prekur nga breshri janë edhe një pjesë e Llashticës dhe Zhegrës. Rapuca ka thënë se Komisioni është duke punuar në terren dhe në ditët në vijim do të dihen të dhënat e sakta për dëmet e shkaktuara. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›