Edhe KPS dhe LRD kundër marrëveshjes me Serbinë

Klubi Politik i Studentëve ka dalë me një deklaratë kundër ratifikimit të marrëveshjes së arritrur në Brukesel midis kryeministrit Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq.
Në deklaratën e tyre publike janë shprehur të bindur se kjo marrëveshje nuk është në interes të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të këtij shteti, dhe e bën Kosovën trampolinë të Serbisë për integrimin e kësaj të fundit në Bashkimin Evropian.
“Kjo marrëveshje u nënshkrua nga dy njerëz, të cilët më së paku i kontriboujnë interesave të Republikës Kosovës dhe qytetarëve të saj. Fryti i kësaj marrëveshjeje do i ngjajë politikës anti-shqiptare të Ivica Daçiçit, qeverisjes kriminale dhe korruptive të Hashim Thaçit dhe politikës hileplotë të Bashkimit Evropian karshi Kosovës”, thuhet në deklartën e tyre.
Ata janë shprehur se do ta përkrahin këtë protest dhe të tjera që e kundërshtojnë këtë marrëveshje “Klubi Politik i
Studentëve do ta përkrahë demonstratën e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, dhe çdo protesë paqësore apo organizim qytetar që ka për qëllim kundërshtimin e kësaj marrëveshjeje”, vazhdon më tej komunikata.
Një subject tjetër që ka dalë në përkrahje të protestës është Lëvizja e Re Demokristiane e cila po ashtu është pozicionuar kundër marrëveshjes me Serbinë./Indeksonline/