E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Lulzim Basha i mban ison Berishës: Do heqim vizat me SHBA brenda katër vitesh

berisha me bashenNë kohën kur nga SHBA mbërrinte një nga intervistat më të forta kundër kësaj mazhorance, me akuza që nga prekja e zgjedhjeve e deri tek korrupsioni që nuk na bën anëtarë të denjë për në NATO, Lulzim Basha u deklaronte disa adoleshentëve se kryeministri Sali Berisha do e bëjë realitet premtimin për heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara brenda katër vitesh.

Basha, që po drejton fushatën e mazhorancës në qarkun e Tiranës, u tha gjimnazistëve të shkollës Sinan Tafaj se vizat me SHBA do të hiqen ashtu siç u hoqën me Europën./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›