E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Meta si Berisha 16-vjeccedilaret te votojne

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mbështet propozimin e bërë një ditë më parë nga Kryeministri Sali Berisha për uljen e moshës së votimit në 16 vjeç.

"16-vjeçarët e meritojnë të votojnë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. LSI është e para forcë politike që e ka ndryshuar statusin dhe 16-vjeçarët kanë të drejtën e votës", tha Meta.

Sipas tij edhe nëse konsensusi për të realizuar këtë ndryshim nuk arrihet përpara këtyre zgjedhjeve, patjetër në të ardhmen 16-vjeçarët do të kenë një rol më të madh se sa e kanë sot.

Kreu i LSI-së theksoi se bashkëpunimi mesa forcave politike duhet shtrirë në të gjitha nivelet me qëllim miratimin e tre ligjeve, por edhe krijimin e një klime pozitive në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 23 qershorit.
Zgjedhjet 2013
Rama-deputetëve: Intensifikoni takimet në bazë
Propozimi i Berishës, Wollfarth: Nuk ka kohë
Zgjedhjet, mbërrin ekipi i ODIHR

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›