E Martë, 3 Nëntor 2026

“Edhe Nastradini do të të kishte zili”/ Rama nuk ia përton komentuesit: Po BE-në që do të na fusë në gjirin e saj sa më parë, do ta kishte zili? (Video)

Kryeministri Edi Rama u është përjigjur edhe sot komentuesve në “Sy m’sy”.

Një qytetar, i shkruan Ramës: “si futet Shqipëria në Europë me depozita uji në tarracë e pa drita?”

Në përgjigjen e tij, Rama pyet komentuesin nëse do ta kishte zili Bashkimin Europian, vallë Nastradini, meqë do të na fusë në gjirin e saj sa më parë. E ke dëgjuar ti BE-në kur thotë duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda vitit 2027?

Qytetari: Ramso, si futet Shqipëria në Europë me depozita uji në tarracë e pa drita? Je gjigant Ramso, edhe Nastradini do të të kishte zili

Rama: Ty Elton, jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar që bënë këtë lloj komenti ofendues dhe gajasesh, por mua sa më shumë kalojnë vitet, aq më pak i zgjuar më duket vetja. Kështu që nuk po të them se çfarë mendoj për komentin tënd për hyrjen e Shqipërisë në BE, por po të pyes ty: po BE-në do ta kishte zili vallë Nastradini, meqë do të na fusë në gjirin e saj sa më parë. E ke dëgjuar ti BE-në kur thotë duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda vitit 2027? Apo edhe kjo të bën për të qeshur ty, meqë sipas teje nuk kemi drita?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›