E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Sllovakia ndalon alkoolin çek

Sllovakia ka ndaluar alkoolin e Republikës Çeke pas helmimit me alkoolin e kontaminuar me metanol, nga i cili humbën jeten të paktën 21 persona në Republikën e Çekisë, ndërsa katër sllovakë janë shtruar në spital.

Autoritet sllovake i kanë quajtur këto masa parandaluese dhe pse vetë Sllovakia nuk ka shënuar ndonjë rast të vdekjeve.

Një ditë më parë ishte Polonia ajo që ndaloi për një muaj importimin e alkoolit të rëndë nga Republika Çeke, pasi numri i viktimave, si shkak i konsumimit të alkoolit të kontrabanduar, vazhdon të rritet.
 

“Puna jonë është të sigurojmë qytetarët nga helmimet. Kjo është arsyeja përse kemi vendosur të pezullojmë tregtinë e alkoolit mbi 20 për qind, të prodhuar në Republikën Çeke”, ka thënë kreu i Inspektoratit të Shëndetësisë në Poloni, Marek Posobkievic.
Ndërkaq vetë Republika Çeke ka ndaluar shitjen e alkoolit të rëndë, pas një valë vdekjesh të shkaktuara nga helmimi me metanol.

Dhjetëra persona janë shtruar në spitale, ku shumë prej tyre nëgjendje kritike për jetën, pas konsumit të vodkës dhe rumit.Problemi duket të jetë i përqendruar kryesisht në verilindje të Çekisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›