Edhe një ditë paqe në Gaza; por në Jeruzalem dy palestinezë sulmojnë autobuzin me pasagjerë

Izraeli ka pranuar të zgjasë armëpushimin me grupin e armatosur të Hamasit edhe për të paktën një ditë më shumë.
Ushtria ka bërë të ditur se ndërprerja e luftimeve do të vazhdojë si pjesë e përpjekjeve për të kthyer në shtëpi më shumë pengje. Deklarata u bë gjatë orëve të para të mëngjesit, rreth 15 minuta para përfundimit të armëpushimit të arritur me parë.
Militantët e Hamasit liruan të mërkurën, në ditën e gjashtë të armëpushimit 16 pengje, ndërsa negociatat vazhdojnë.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili mbërriti në Izrael këtë të enjte ka deklaruar se marrëveshja po jep rezultate.
ANTONY BLINKEN
SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT
“Kemi parë gjatë javës së fundit zhvillime shumë pozitive me pengjeve që kthehen në shtëpi, duke u bashkuar me familjet e tyre. Dhe kjo duhet të vazhdojë edhe sot. Marrëveshja gjithashtu ka mundësuar një rritje të ndihmës humanitare për civilët e pafajshëm në Gaza, të cilët kanë nevojë dëshpërimisht për të.”
Por megjithë armëpushimin, një sulm vdekjeprurës u shënua në Jerusalem këtë të enjte, sulm qe tregon edhe potencialin e lartë për rikthimin dhe përhapjen e dhunës.
Dy palestinezë të armatosur hapën zjarr ndaj një autobusi me udhëtarë, duke vrarë tre persona dhe duke lënë të plagosur 13 të tjerë.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë dy autorët të dalin nga një automjet i bardhë dhe të sulmojnë drejt civilëve. Të dy sulmuesit, sipas mediave vëllezër, u neutralizuan duke u vrarë nga oficerët në vendin e ngjarjes.
Në një deklaratë Hamasi ka pranuar se ata janë anëtarë të grupit, ndërsa e quajnë sulmin si përgjigje ndaj pushtimit Izraelit.