Edhe për këtë gjë bëhet referendum zoti Ristani!
Share
Banorët e Los Angeles në SHBA pritet të votojnë në nëntor edhe nëse aktorët e filmave porno duhet të mbajnë prezervativ. Zyrtarët zgjedhorë thanë se janë mbledhur firmat e nevojshme për këtë referendum, bën me dije BBC. Votimi do bëhet në nëntor bashkë me zgjedhjet për presidentin, kur edhe pjesëmarrja do jetë shumë e lartë. Los Angeles është një qendër shumë e rëndësishme e filmave porno. Por kompanitë e prodhimit të këtyre filmave thonë se ata i kontrollojnë rregullisht aktorët e tyre që të mos kenë probleme me sëmundjet ngjitëse. Sipas tyre, anketat kanë treguar se shikuesit nuk pëlqejnë të shohin porno me prezervativë.
Ndërkohë në Shqipëri KQZ e dërgoi në harresë një referendum për importin e plehrave në Shqipëri.