Edhe po ankohen në Benitezin.. 8-0 për Chelsean

Të gjithë ata tifozë të Chelseat që janë ankuar deri më tani në trajnerin spanjoll Rafael Benitez, tash e tutje me siguri që do të ndihen keq për idetë e tyre. Strategu spanjoll ka bërë histori në futbollin anglez duke sjellur fitoren ndër më të lartën në historinë e futbollit anglez.
Chelsea e ka mposhtur Aston Villën me rezultat 8 me 0. Kjo fitore e madhe e Chelseat është një frikë për dy skuadrat nga Manchesterit pasi që londinezët seriozisht mund të futen në garën për titull.
Torres, Luiz, Ivanovic, Lampard, Oscar, Hazard , Oscar dhe 2 gola nga Ramires mundësuan fitoren e lartë të Chelseat./Indeksonline/