Edhe shqiptarë në bandën e kapur me 600 kg. drogë

Në Kassel të landit Thüringen të Gjermanisë është kapur një sasi rekorde e marihuanës, plot 600 kilogramë bashkë me bandën prej 10 anëtarëve që e kishte trafikuar atë.
Është kjo preja më e madhe që ndonjëherë është gjetur në një vend në këtë land, njoftojnë mediet gjermane.
Në mesin e personave të arrestuar në lidhje me këtë rast ka gjermanë, shqiptarë, grekë dhe austriakë. Droga e kapur po vinte nga Qiproja dhe ishte duke u transportuar me një kamion, ku ishte maskuar në kutitë e shisheve të verës qipriote. Vlera e llogaritur e drogës në treg është ndërmjet 3 dhe 6 milionë euro, njofton policia.
Si transmeton albinfo, shtatë nga pjesëtarët e bandës janë arrestuar të mërkurën mbrëma në Buhla/Thüringen, në një kamion dhe në një veturë, ndërsa tre të tjerët janë kapur pak më vonë në Kassel.
Arrestimeve u kishin paraprirë përgatitjet disamujore të policisë./Indeksonline/