E Enjte, 5 Nëntor 2026

Edhe vetmia një shkak për depresion te mbi 50-vjeçarët

Vetmia shkakton pothuajse një në pesë raste të depresionit për mbi 50-vjeçarët, sipas një studimi të botuar në revistën ”The Lancet Psychiatry” i kryer në university ”College London”, ku përfshiheshin mbi 4 200 individë, shëndeti i të cilëve u monitorua për një kohë mesatarisht prej 12 vjetësh.

Në fillim të studimit, niveli i perceptimit të vetmisë u mat me një shkallë ”ad hoc” dhe u zbulua se për çdo pikë shtesë në këtë shkallë, individi ka një rrezik të dyfishtë për depresion në vitet që vijnë.

Ajo që ka rëndësi është përvoja individuale e vetmisë (ndjenja e vetmisë), ose perceptimi subjektiv i saj, madje edhe më shumë sesa masa objektive e izolimit shoqëror.

Me fjalë të tjera, sa më shumë i vetmuar të ndiheni, aq më i lartë është rreziku për t’u prekur nga depresioni në 12 vitet e ardhshme.

“Ne kemi parë që ndjenja e vetmisë është një faktor i fortë rreziku për depresionin, më shumë sesa numri aktual i kontakteve sociale të një personi. Kështu që koha e kaluar nuk është aq e rëndësishme, por sa ndihet në të vërtetë që jeni vetëm”, shpjegon Gemma Lewis, koordinatore e studimit.

Ekspertët kanë llogaritur se, nëse ndërhyrjet mund të zbatohen për të zvogëluar perceptimin e individit për vetminë, gati një në pesë raste të depresionit midis moshës mbi 50 vjeç mund të parandalohet./

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›