E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Edi Rama: Brenda 12 muajve do të hapim Unazën dhe Shëtitoren e Tushemishtit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook foto nga 2 projekte që janë duke u ndjekur në Pogradec.

Sipas Ramës “Shëtitorja e Tushemishtit nga ura e Drilonit deri në pikën doganore të Tushemishtit” dhe “Unaza e Tushemishtit”, që fillon nga ura e Drilonit dhe kalon nga burimet e Zagorçanit për të përfunduar në pikën doganore do të përfundojnë brenda 12 muajve.

“Kantieri i projektit të Shëtitores dhe Unazës së Tushemishtit, nga ura e Drilonit që kalon në burimet e Zagorçanit për të përfunduar në pikën doganore të Tushemishtit, një ndërhyrje që brenda harkut kohor të 12 muajve transformon me standardin e duhur të gjithë infrastrukturën e kësaj zone.” shkruan Rama në Facebook.

Të dyja këto projekte kapin vlerën 10 milion dollarë të cila janë financuar nga qeveria shqiptare nga Fondit Shqiptar i Zhvillimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›