E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama Nuk ka diktat e dhune shteterore te na gjunjezoje

Lideri i PS Edi Rama tha ne nje konference shtypi se opozita do te beje kallezim penal ndaj 4 anetareve te KQZ duke kerkuar hetimin e procesit qe ai e quajti vepra me antikushtetuese dhe antiligjore.

Komisioni Qendror i Vjedhjeve nen dhunen e patolerueshme te Saliut po vazhdon krimin e patolerueshem ndaj votes se lire. Opozita nuk do te pushoje se kerkuari rrugedaljen demokratike dhe ligjore nga ky qorrsokak ku e ka futur vendin Berisha me permbysjen e rezultatit ne tavolinen e Komisionit Qendror te Vjedhjeve deri edhe me flete te sajuara e te zhytura ne kuti tha Rama.

Duke theksuar se anulimi i vizites se presidentit te KE-se Barroso ne Tirane eshte ne fakt nje sinjal aspak ogurmire per vendin Rama thirri ne ndihme komunitetin e miqve dhe partnereve te pazevendesueshem nderkombetare duke garantuar gatishmerine e opozites per te kontribuuar per kthimin e kesaj faqeje te turpshme.

Asnjehere ne nje konflikt mes forcave politike ne Shqiperi nuk ka qene me e qarte se kush eshte dhunuesi dhe kush i dhunuari tha Rama. Gjithashtu kreu socialist i drejtoi nje apel edhe presidentit te vendit ne cilesine e tij si garant i Kushtetutes.

Ne nuk dorezohemi ne nuk terhiqemi. Ne jemi ne kembe dhe nuk ka diktat e dhune shteterore te na gjunjezoje derisa te kemi fryme perfundoi lideri i opozies..



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›