Edi Rama: Shqipëria, truall i vëllazërisë fetare në Fitër Bajram dhe Ditën e Novruzit

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë dhe bektashinj në episodin më të fundit të podcastit të tij “Flasim”.
Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, duke e cilësuar vendin si një “truall vëllazërie fetare”. Ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajrami, pas një muaji përkushtimi, lutjesh dhe reflektimi, duke shprehur dëshirën që shëndeti, paqja dhe gëzimi të mbretërojnë në familjet e tyre.
Njëkohësisht, kryeministri përcolli urime edhe për besimtarët bektashinj me rastin e Dita e Novruzit, duke e cilësuar këtë ditë si simbol të rilindjes, shpresës dhe fillimeve të reja.
Rama u shpreh besimplotë se këto vlera do të shoqërojnë edhe të ardhmen e vendit, duke uruar që ditët në vijim për Shqipërinë të jenë të mbushura me zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.
“Nisim urimin për dy festa të bekuara në këtë truall të vëllazërisë fetare që është Shqipëria jonë. Dy festa që këtë vit përkojnë edhe me ditët që çelin pranverën, e Fiter Bajramin dhe Ditën e Novruzit. Urime nga zemra të gjithë besimtarëve mysliman pas një muaj lutjesh, vetëpërmbajtje dhe reflektimi me dëshirën vëllazërore që shëndeti, paqja dhe buzëqeshja të mbretërojnë në familjet e tyre. Gëzuar po ashtu të gjithë besimtarëve bektashi dhe qoftë dita që simbolizon rilindjen, shpresën dhe fillimet e reja, vetëm e para e një vargu të gjatë ditës për ta dhe për të gjithë të dashurit. Uroj që të tilla të jenë edhe ditët që kanë përpara Shqipëria jonë dhe jam besimplotë së ashtu do të jenë”, u shpreh Rama.