E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Tabuja e kutive ka rënë, hapja e tyre tashmë e pashmangshme

Tiranë, 22 Maj, NOA Falë sakrificës së madhe të atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që ndërmorën hapin për të hyrë në një grevë urie, ne sot jemi besimplotë duke u nisur nga fakti që kutitë e 28 qershorit do të hapen, ndërsa mbetet për të diskutuar vetëm sesi do të procedohet konkretisht.

Kështu ka bërë me dije kryesocialisti Edi Rama, gjatë një konference të posaçme për shtyp, ku po sqaron të gjitha modalitetet e takimit të zhvilluar në Strasburg me rivalin e tij politik, Sali Berisha, si edhe përfaqësuesit e lartë evropianë.

Deri në darkën e Strasburgut, kutitë ishin tabu, por kjo tabu tani ka rënë dhe hapja e tyre është e pashmangshme, por duhet gjetur rruga për të gjetur gjithë procedurën që do ndiqet për këtë. Tani është mëse e qartë se të gjitha Ruzhdiet e Shqipërisë nuk do mbeten më në errësirën e kutive të mbyllura, tha më tej Rama lidhur me një fakt të tillë.

Sipas tij, çështja e transparencës së zgjedhjeve, ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, duke u shtruar për zgjidhje në tryezën më të rëndësishme që mund të organizohej në nivelin ndërkombëtar.

Më tej, ka pohuar edhe faktin se në këtë fazë kaq të rëndësishme për vendin, zgjidhja nuk duhet të vonojë dhe palët nuk duhet të luajnë e ka kush e ka, në kushtet kur është vendosur një afat i cili ka një kuptim ultimativ për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj krize që thellohet përditë.

E gjitha kjo, që procesi demokratik në Shqipëri të hyjë në një fazë më normale dhe nga ana tjetër, proceset e integrimit të vendit, të shtyhen para dhe të mos kërcënohen nga rreziku i bllokimit, tha më tej Rama.... (vijon).

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›