E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në Turqi, takohet sot me kryeministrin turk Erdogan

ramaTiranë- Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama pritet të takohet sot me kryeministrin turk Erdogan në prani të disa ministrave turq dhe ministrave të kabinetit të tij.

Lajmi u bë me dije dje nga vetë Rama, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ku Rama ka postuar një fotografi nga Bosfori.

Nesër (sot) takimi me Kryeministrin dhe ministra të dy palëve për piketat e punës konkrete mes dy qeverive, shkruan Rama në Twitter. 

Rama do të shoqërohet nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ai i Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›