E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama pret në kopshtin e Kryeministrisë përfaqësinë e Kongresit të SHBA-ve

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kopshtin e Kryeministrisë një përfaqësi të Kongresit të Shteteve të Bashkuara (US CODEL). Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga takimi i zhvilluar në kopshtin e kryeministrisë, ku ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Ëendt.

Ndërkaq, më herët delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u prit nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Në takimin, ku delegacioni kryesohej nga kongresmeni Vern Buchanan, kryetar i Komitetit për Partneritetin për Demokraci,  u diskutua për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, si dhe bashkëpunimi për përballimin e sfidave të sigurisë dhe ruajtjen e një rajoni të qëndrueshëm dhe të sigurt. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Ëendt.

Kryetari Peleshi dhe delegacioni amerikan ndanë vëmendjen edhe te përshpejtimi i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, duke vlerësuar rëndësinë e reformave dhe të forcimit të institucioneve demokratike si pjesë e këtij procesi.

Një tjetër fokus i takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe i marrëdhënieve të biznesit, me synim krijimin e më shumë hapësirave për investime dhe partneritete mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›