Edi Rama tjetër takim me emigrantët shqiptarë në Greqi, vendi dhe data ku do të zhvillohet

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tjetër takim me emigrantët shqiptarë në Selanik, Greqi më 3 nëntor.
Burime për gazetarin e Vizion Plus, Ermal Qori bëjnë me dije se takimi do të mbahet në orën 11:00 në ambientet e Porto Palace Hotel, ku pritet të marrin pjesë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare dhe për të diskutuar çështje që prekin emigrantët, duke përfshirë integrimin dhe të drejtat e tyre në vendin pritës.
Vizita e Ramës në Greqi konsiderohet një hap i rëndësishëm për të adresuar sfidat dhe nevojat e komunitetit shqiptar atje.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Rama takon emigrantët në Greqi. Vizita e tij e fundit ishte më 12 maj në Athinë. /vizionplus.tv