E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi dhe Ada, për afrimin me banorët

01/03/10 01:30

Eduardi dhe Ada, duke e nisur bisedën në vija të përgjithshme për mënyrën e jetesës që bëjnë, diskutojnë edhe për mënyrën se si po afrohen me të tjerët, ku kryesisht në qëndër të bisedës është afrimi i Adës me të tjerët. Edi i thotë se ajo nuk është afruar shumë me të tjerët, por Ada ia kthen se ashtu sikurse ajo nuk është afruar, edhe të tjerët nuk janë afruar të flasin me të. Edi, duke i bërë një krahasim se cdo njeri indukton energji te të tjerët, qoftë pozitive qoftë negative e nga kjo krijohet një ide për cdo person, i thotë se ai për të krijuar një mendim sikur ajo ka një tip të ftohtë. Më duket sikur kam një barrierë përpara teje, kjo pa dashjen tënde, e nuk të afrohem dot- shprehet ai. Sipas Adës, kjo ka ndodhur vec me disa persona sepse me disa të tjerë ka arritur të krijojë një marrëdhënie. Kjo mund të jetë një përshtypje që u jap njerëzve, por brenda jam komplet ndryshe- shprehet ajo. Ada thotë se të njëjtën përshtypje ajo ka krijuar për Bertinën dhe Edi, duke marrë shkas nga kjo, i thotë se duke parë një veprim tek një person tjetër, mund ta rregullosh tek vetja. Ai shton se po ia thotë këtë gjë për të mirën e saj dhe Ada i vlerëson këto fjalë të Edit. Ajo tregon se edhe Graciela ia kishte thënë këtë gjë, por shton se me Gracielën ndërkohë kishte bërë mjaft biseda, por sërish raporti nuk ishte përmirsuar. Sipas saj kjo mund të ketë ardhur nga debatet që kanë patur, por sipas Edit, ndryshon kur thjesht e pyet një njeri për ta njohur dhe ndryshon kur ke vërtetë dëshirën për ta njohur një person. Ata diskutojnë për mundësinë që u kanë krijuar banorët e tjerë për të njohur njeri-tjetrin, por edhe për lojën që po luajnë të gjithë banorët. Sipas Adës, secili e ka mendjen se si të dalë në qendër të vëmendjes e jo të njohë realisht të tjerët. Ata diskutojnë edhe për lojën e Mirit me Enxhin dhe Rezartën ku ajo tregon se nuk i pëlqeu aspak dhe u ndje e tradhëtuar nga ata. Duke folur për Rezartën, Edi tregon se e ka falur atë, por shton se mes tyre nuk mund të jetë më i njëjti raport. Edhe Ada e mendon kështu madje shton se edhe nga ana e Rezit nuk do jetë më e njëjta gjë. ajo e këshillon Edin që të mos i lërë të tjerët që ti shkaktojnë dhimbje dhe thotë edhe se nga këto ngjarje, mëson në jetë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›