E Diel, 1 Nëntor 2026

Edmond Spaho filmon kryebashkiakun e Maliqit: Shikojeni këtë mashtrues, shikojeni! Banorët "përzënë" deputetin e PD, reagon dhe Gëzim Topçiu (VIDEO)

Edmond Spaho filmon kryebashkiakun e Maliqit: Shikojeni këtë

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka filmuar me celularin e tij një rast në Maliq dhe akuzon kryebashkiakun socialist Gazim Topçiu, se po bënte fushatë me traktoristët e zonës.

"Ja ky që shikoni është kryetari i bashkisë, i cili ka mbledhur të gjithë traktorët, me premtimin, me gënjeshtrën që do u jap targat. Shikojeni kët në fushatë elektorale. Shikojeni kët mashtrues, shikojeni në fushatë elektorale", dëgjohet të thotë Spaho.

Ai denoncon dhe deputetin e PS në zonë, që shoqëron kryebashkiakun Gëzim Topçiu. Pas disa minutash, banorët që ishin të pranishëm aty, pronarët e traktorëve, i kërkojnë Edmond Spahos që të largohej. "Ik, ik, ik" brohorasin ata në kor kundër deputetit të PD.

Ndërkohë, për këtë rast ka reaguar dhe kryebashkiaku socialist i Maliqit, Gëzim Topçiu. Ai thotë se ka qenë një takim pune me mekanizatorë nga Nj.Ad. Vreshtas, Pojan, Pirg e Libonik. Sipas kryebashkiakut socialist, deputeti Edmond Spaho ka shkuar atje dhe është përpjekur të konfliktohet.

"Në ditë të tilla normale, të zhvillimit ekonomik të Maliqit kundërshtarët politikë duhet të vijnë me programe alternativë për banorët dhe jo duke u ofruar zënka dhe kohët e mbrapshta. Më erdhi vërtet keq kur pjesmarrësit morën me Yaaa një deputet të parlamentit shqiptar", shkruan Gëzim Topçiu ndër të tjera.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›