E Diel, 1 Nëntor 2026

Eduard Halimi: Sekuestrimi i shtëpive, një çmenduri e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi, ka reaguar për aksionin e energjisë që ka ndërmarë qeveria.

Ai e ka quajtur një çmenduri të rradhës projektligjin e qeverisë për sekuestrimin e shtëpive të atyre që nuk shlyejnë detyrimet për pagesën e energjisë elektrike.

Sipas parashikimeve të bëra në shkronjën “b” të nenit 90 “Në rast se detyrimi i papaguar është mbi 150 000 lekë, furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike …”

“Të dashur miq,

Ky projektligji është jo vetëm antikushtetues por mbi të gjitha është një barbari juridike e një njeriu delirant i cili duhet ndalur.”- shkruan deputeti.

Halimi thotë se sekuestrimi i pasurisë, shtëpive, tokave bujqësore, dyqaneve apo makinave ka vlerë qindra herë më të madhe se mospagimi i një fature energjie prej 1 milion lekësh.

Halimi shprehu qëndrimin e opozitës për ta kundërshtuar deri në fund këtë projektligj.

“Opozita do e kundërshtojë fuqishëm këtë barbari pa as më të voglin dyshim.

Ka vetëm një shpresë, kjo është shpresa e qytetareve të lirë të ketij vendi, shpresa e qytetarëve të protestës, e qytetarëve që nuk ulin kokën para barbarive të tilla, por protestojnë”- përfundon deputeti i Partisë Demokartike.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›