Eduard Selami: Mos njohja e zgjedhjeve akt antishqiptar

Rikthehet Eduard Selami, njeriu që dikur konkurroi me Lulzim Bashën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Ish-kreu i PD-së, me anë të një status në rrjetet sociale, ka kundërshtuar qëndrimin e mbajtur nga zoti Basha për mos njohjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
“Mosnjohja e zgjedhjeve një akt jo demokratik dhe antishqiptar”, shkruan Selami në një status në rrjetet sociale. Ky është një reagim i parë i tij në lidhje me zgjedhjet 2021. Ndërsa katër vite më parë ai konkurroi për kryetar të PD-së në vitin 2017 përballë Bashës, por i humbi zgjedhjet brenda partisë.