Eduarda da Silva rikthet në formë të shkëlqyer
Zagreb - Futbollisti i përfaqësueses kroate, Eduardo da Silva, është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit në këmbë, dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj kombëtareje. Kroacia do të ndeshet këtë fundjavë me Andorën në takimin e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010”, dhe braziliani me pasaportë kroate do të jetë në fushë që nga minuta e parë.
“Eduardo duket shkëlqyeshëm. Ai vërtet është i mrekullueshëm në çdo aspekt, fizikisht dhe teknikisht. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, luan si gjeni. Eduardo është rikthyer atje ku ishte. Nuk ka asnjë gjurmë të lëndimit dhe asnjë shenjë se ai ka kaluar një periudhë të gjatë jashtë fushe, dhe padyshim që do të përmirësohet edhe më tej”, deklaron ndihmës-trajneri i Kroacisë, Nikola Jurçeviç.