E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edukata e qarkullimit në rrugë

Vetëm në vitin që lamë pas në Shqipëri kanë humbur jetën 334 persona dhe 481 të tjerë kanë pësuar dëmtime të rënda si pasojë e e aksidenteve rrugore.

Shkaku kryesor i numrit të lartë të aksidenteve 1870 gjithësej mbetet shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Për të shmangur këto shifra, por edhe në kuadër të javës botërore për sigurinë rrugore Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me “Vodafone Albania” dhe policinë e shtetit kanë organizuar aktivitete me nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës nën moton “jam këmbësor kam përparësi”.

Nga data 6-13 është java e sigurisë rrugore e cila i dedikohet tërësisht këmbësorëve. Shpresohet që aktivitetet e organizuara të rrisin ndërgjegjësimin në mënyrë që të shpëtohen jetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›