E Diel, 1 Nëntor 2026

Edukatorja dhunon fëmijën/ Tiranë, arrestohet 32-vjeçarja, i mituri me të nxira në faqe dhe veshë

Edukatorja e një kopsht privat, Brunilda Haxhiu është vënë në pranga nga komisariati nr 4 në kryeqytet pasi ka dhunuar një të mitur.

Sipas informacioneve edukatorja është kallëzuar në polici nga babi i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e 2-vjeçarit.

I mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët.

Gjatë marrjes në pyetje 32-vjeçarja është shprehur se çdo gjë ishte momentale, “nuk e di se çfarë më gjeti thjesht po qante dhe nuk e durova dot”.

Dhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja ka ushtruar dhunë fizike ndaj është bërë arrestimi në flagrancë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›